E sulmuan me çakmakë, Robertson: Gjë e mirë, ndoshta ata tifozë ndalojnë së piri duhan

Andrew Robertson nuk pati pritjen më të mirë të mundshme prej tifozëve të Benficas.

Sport

06/04/2022 08:30

Ndeshja e vlefshme për çerekfinalen e Champions League mes Benfica dhe Liverpool nuk përfundoi pa incidente.

Tifozët portugezë hodhën gjësende në fushë, përfshirë çakmakë, drejt mbrojtësit të majtë të Liverpool, Andrew Robertson. Për gjithë këto, ai sheh edhe një anë pozitive.

“Pash disa çakmakë që u hodhën drejt meje”, ka thënë Robertson, transmeton lajmi.net.

“Ndoshta do të ndalojnë së piri duhan – kështu që le të shohim anën pozitive nga kjo”, ka shtoi ai për ‘BT Sport’. “Por, nuk duhet të hidhni gjëra në fushë, sepse mund t’i lëndojë njerëzit. Për fat, askush nuk më goditi mua”, ishin fjalët e skocezit.

Liverpool mori fitore 1:3 në udhëtim kundër Benfica dhe tashmë është me një këmbë në gjysmëfinale. /Lajmi.net/