E sikletshme- Kurti mezi arriti ta presë shiritin dje në Suharekë, si lihet hapësirë fare

Shtëpia e Kulturës ‘Ukë Bytyçi” e cila ka filluar në vitin 2017 përfundimisht është përuruar dje. Në këtë përurim përveç kryetarit të komunës së Suharekës, e emrave të kësaj komune ka marrë pjesë edhe kreu i Qeverisë Albin Kurti dhe Presidentja e vendit Vjosa Osmani. Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka publikuar një video…

Lajme

17/09/2024 08:28

Shtëpia e Kulturës ‘Ukë Bytyçi” e cila ka filluar në vitin 2017 përfundimisht është përuruar dje.

Në këtë përurim përveç kryetarit të komunës së Suharekës, e emrave të kësaj komune ka marrë pjesë edhe kreu i Qeverisë Albin Kurti dhe Presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka publikuar një video të përurimit të Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi”, e në momentin e prerjes së shiritit Kurti duket të mos ketë hapësirën e duhur.

Ai shihet në siklet derisa mundohet të pres shiritin por nuk e ka hapësirën e mjaftueshme.

Kjo Shtëpi e Kulturës duket të jetë mjaft e madhe për nga hapësira, por mesa duket Kurtit nuk iu rezervua hapësirë e mjaftueshme nga i pari i komunës.

Shtëpia e Kulturës “Ukë Bytyçi” është realizuar pas investimit 3.8 milionësh të Qeverisë së Kosovës gjegjësisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe do të shërbej për artistët dhe aktivitet kulturore në vend.