E shpëtoi Jozin duke thyer kutinë e emergjencës, vjen një dënim kolektiv për banorët pas veprimit të Valbonës

Jozi ka qenë banori i cili i dha fund rrugëtimit në Big Brother VIP Albania 4. Në një situatë të tillë, Valbona Mhilli ka zgjedhur të ndërmarrë vendimin drastik duke thyer kutinë e emergjencës. Në zarfin brenda kutisë së emergjencës shkruhej “vajtje-ardhje”, çka do të thotë se nëse Valbona zgjidhte mund të shpëtonte Jozin. E…

ShowBiz

02/01/2025 17:26

Jozi ka qenë banori i cili i dha fund rrugëtimit në Big Brother VIP Albania 4.

Në një situatë të tillë, Valbona Mhilli ka zgjedhur të ndërmarrë vendimin drastik duke thyer kutinë e emergjencës.

Në zarfin brenda kutisë së emergjencës shkruhej “vajtje-ardhje”, çka do të thotë se nëse Valbona zgjidhte mund të shpëtonte Jozin.
E pyetur gjatë programit, Valbona është shprehur se: “Ledion, unë Jozin e kam shok dhe është shoku i vëllezërve të mi. Si motër e madhe, vëllezërit gjithmonë bëjnë gabime dhe do të doja që publiku të njoh anën e mirë të Jozit sepse nuk është ky ai që njoh unë jashtë dhe është një djalë plotë me vlera dhe një familje të mrekullueshme. Jozi nuk ka treguar asgjë nga jeta e tij, kështu që do t’ju lutesha të ma pranonit kërkesën time qoftë edhe me penalizimin që unë të dalë. Do të doja shumë që ju të njihni Jozin, dhe ti jepnit mundësinë që ai të njoh Lorin”.
Këngëtari ka pranuar biletën vajtje-ardhje të Valbonës, duke u rikthyer në lojë.

Në vijimësi, Ledioni ka bërë të qartë rregullat e thyerjes një kuti emergjence, duke shtuar se krahas së mirës, ka edhe një disavantazh.

Në leximin e zarfit, Mhilli ka zbuluar se disavantazhi i vendimit të saj është një dënim kolektiv për banorët. Ata duhet të lënë biletat e fatit.