E shkelën Kushtetutën me “dy këmbë” – Qeveria Kurti tenton ta zbusë situatën, merr një vendim për urat e reja mbi lumin Ibër

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën janë miratuar disa vendime me rëndësi për zhvillimin infrastrukturor dhe menaxhimin e ujit në vend. Në mbledhje është miratuar vendimi për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës për shpronësim të pronave të nevojshme për ndërtimin e Urës mbi lumin Ibër,…

Lajme

08/08/2025 14:10

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën janë miratuar disa vendime me rëndësi për zhvillimin infrastrukturor dhe menaxhimin e ujit në vend.

Në mbledhje është miratuar vendimi për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës për shpronësim të pronave të nevojshme për ndërtimin e Urës mbi lumin Ibër, që do të lidh Mitrovicën e veriut me atë të jugut, transmeton lajmi.net

Po ashtu, Qeveria ka caktuar zonat e shërbimit për ofruesit e shërbimeve të ujit në gjithë territorin e Kosovës, si dhe ka miratuar ndryshimet në Statutin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” Sh.A., në përputhje me vendimin e bordit të drejtorëve të saj./lajmi.net/