E rrëzoi për toke dhe ia grabiti çantën dhe telefonin, Policia arreston të dyshuarin në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Prizren, i dyshuar për vjedhje. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër shtetase e Shqipërisë. Si pasojë e këtij rasti, viktima ka pësuar lëndime ku më pas edhe…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Prizren, i dyshuar për vjedhje.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër shtetase e Shqipërisë.
Si pasojë e këtij rasti, viktima ka pësuar lëndime ku më pas edhe ka pranuar tretman mjekësor
Teksa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë:
Prizren / 23.06.2025 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër shtetase e Shqipërisë. Si pasojë e rastit viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Lajmi.net/