E rrezikon jetën për ta shpëtuar Xbox’in

Një mashkull e ka rrezikuar jetën e tij, duke u kthyer në shtëpinë që po digjej, vetëm e vetëm për ta shpëtuar Xbox’in e tij. Lojtari nga Kansas i SHBA’ve, doli nga shtëpia që po digjej duke u pajtuar me ‘fatin’, por më pas iu kujtua se video loja e tij e dashur ishte ende…

Auto & Tek

27/01/2014 09:20

Një mashkull e ka rrezikuar jetën e tij, duke u kthyer në shtëpinë që po digjej, vetëm e vetëm për ta shpëtuar Xbox’in e tij.

Lojtari nga Kansas i SHBA’ve, doli nga shtëpia që po digjej duke u pajtuar me ‘fatin’, por më pas iu kujtua se video loja e tij e dashur ishte ende brenda dhe vendosi të kthehej në mes flakëve.

Ai ia arriti qëllimit, duke e nxjerrë jashtë shtëpisë këtë video lojë, por ai thithi shumë tym dhe pati paksa probleme me frymëmarrjen, kur doli jashtë, raporton ABC15.

Fatmirësisht, ky prson nuk vuajti nga lëndime serioze, por flaka e dëmtoi afro 80,000 dollarë, duke i djegur shtëpinë e tij.