E rrëmbyen dhe e keqtrajtuan seksualisht, prokuroria ngre aktakuzë ndaj të dyshuarit pas gati 20 vitesh
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet N.P, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrëmbimi”.

Lajme
Sipas aktakuzës, i pandehuri në janar të vitit 2001, në rrugën e “Saraçëve” në Prizren, bashkë me dy persona e kanë rrëmbyer një vajzë në Prizren dhe më pas i kanë kërkuar babait të saj 420 mijë marka gjermane për lirimin e të bijës.
Tutje në aktakuzë thuhet se të dyshuarit e kanë keqtrajtuar edhe seksualisht të dëmtuarën.
“Të njëjtit pas marrjes së parave të kërkuara për lirimin e viktimës, e lirojnë atë dhe arratisen nga Kosova. Me këto veprime, i akuzuari N.P., ka përmbushur elementet e veprës penale “Rrëmbimi” nga neni 191 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i akuzuari të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit”, thuhet në komunikatën e gjykatës. /Lajmi.net/