E rrallë: Choupo Moting sdo të luajë për kombëtare, pasi Federata bën një gabim të ‘pafalshëm’

Choupo Moting ishte zgjedhur nga trajneri për skuadrën e ekipit kombëtar, dhe Federata Kameruniane e Futbollit madje dërgoi një imell kështu që ata, u habitën kur lojtari nuk raportoi.

Sport

24/03/2021 17:10

Megjithatë, ata morën vesh vonë se kishin dërguar imellën në adresën e tyre dhe jo të lojtarit, transmeton lajmi.net.

“Unë u kontaktova nga federata për të zbuluar se çfarë po ndodhte,” tha babai dhe agjenti i lojtarit Camille Just Choupo-Moting. “Unë kam kontaktuar FC Bayern dhe ata konfirmuan se nuk e kishin marrë ftesën”.

“Me sa duket ata e dërguan ftesën në adresën e gabuar të postës elektronike dhe nuk e vunë re atë deri të hënën. Është një mungesë profesionalizmi.”

Si rezultat, Choupo-Moting do të humbasë dy kualifikime të Kupës së Kombeve të Afrikës – dhe Kameruni është pa dyshim me fat që ata tashmë janë kualifikuar në garë./Lajmi.net/