E rikthyen shtëpinë e tyre pas 28 vitesh, familjes Berisha në Zveçan dikush ia djeg atë

Shtëpia e familjes Berisha në Zveçan, është rikthyer në pronësinë e tyre pas 28 vitesh. E kjo, duket se i ka penguar dikujt. Për javë të tëra, familja Berisha janë duke e pastruar atë që ta bëjnë të banueshme dhe të rikthehen sa më parë në pronën e tyre, por se sot ata janë përballur…

Lajme

03/08/2026 11:37

Shtëpia e familjes Berisha në Zveçan, është rikthyer në pronësinë e tyre pas 28 vitesh. E kjo, duket se i ka penguar dikujt.

Për javë të tëra, familja Berisha janë duke e pastruar atë që ta bëjnë të banueshme dhe të rikthehen sa më parë në pronën e tyre, por se sot ata janë përballur me djegien e saj.

Vajza e tyre, Zana Berisha përmes një postimi në rrjetin social TikTok, ka njoftuar se shtëpia e tyre është djegur.

“Ka ndodh një incident në shtëpinë tonë, mbrëmë kanë tentuar të na djegin komplet shtëpinë. Fatmirësisht pjesa më e madhe e shtëpisë ka shpëtuar. Krejt kjo ka ndodhur si pasojë që ne nuk jemi 24 orë këtu”, ka thënë Berisha.

Ajo ka shtuar se kjo fatkeqësi nuk do t’i ndal ata që të kthehen në pronën e tyre.

“Kjo nuk do të thotë asgjë për neve si familje por vetëm e forcon bindjen se ne jemi në rrugën e drejtë. E kemi përkrahjen e institucioneve të shtetit tonë, na kemi me vazhdu me e renovu shtëpinë tonë. Është një ndjenjë shumë e keqe, emocion negativ që ne sot jemi zgju me një lajm të tillë mirëpo kjo nuk ka me na ndal”, ka shtuar ajo.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani e ka konfirmuar për lajmi.net se kjo ka ndodhur.

Ai ka thënë se deri tani nuk është identifikuar i dyshuari. /Lajmi.net/

Video:

@zana.b.k Tentuan të na frikësojnë duke tentuar t’ia vënë flakën shtëpisë. Por gabuan. Çdo sulm vetëm sa na bën më të vendosur. Ne do të vazhdojmë edhe më fuqishëm, deri sa ta arrijmë qëllimin tonë. #VeriuIKosoves #kosova🇽🇰 #foryou #fyp #mitrovica ♬ original sound – Zana e Zveçanit ⛰️