E rëndë: Vdes një 56-vjeçare, ra nga kati i pestë i një ndërtese në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Ferizaj, ku një grua ka humbur jetën pasi ra nga kati i pestë i një ndërtese banimi. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Sipas tij, rreth orës 16:35 është pranuar informata për incidentin që ndodhi në…

Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Ferizaj, ku një grua ka humbur jetën pasi ra nga kati i pestë i një ndërtese banimi.
Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Sipas tij, rreth orës 16:35 është pranuar informata për incidentin që ndodhi në rrugën “12 Qershori”, pranë udhëkryqit me rrugën “Zenel Hajdini”.
“Një person i gjinisë femër, e moshës 56-vjeçare, në rrethana ende të panjohura, ka rënë nga kati i pestë. Njësitë policore dhe autoambulanca kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa viktima është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj në gjendje të rëndë,” tha Veseli për lajmi.net
Ai shtoi se, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, viktima ka ndërruar jetë pak minuta pas mbërritjes në spital.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit./Lajmi.net/