E rëndë: Plagoset me armë një 19 vjeçar në Istog, Policia nis hetimet

Një 19-vjeçar është plagosur me armë zjarri pas mesnate në Istog, në rrethana ende të pasqaruara. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku tha se viktima është dërguar në QKUK për shkak të plagëve por i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. “Janë gjetur disa dëshmi në vendin e…

Lajme

27/05/2025 09:09

Një 19-vjeçar është plagosur me armë zjarri pas mesnate në Istog, në rrethana ende të pasqaruara.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku tha se viktima është dërguar në QKUK për shkak të plagëve por i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

“Janë gjetur disa dëshmi në vendin e ngjarjes. Rasti fillimisht po cilësohet si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”, tha Gashi./Lajmi.net/