E rëndë: Një grua në Gurakoc të Istogut bie nga kati i një shtëpie, dyshohet për vetëvrasje
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurakoc të komunës së Istogut. Dyshohet se një grua ka bërë vetëvrasje, ku sipas informacioneve të para ka rënë nga kati i tretë i një shtëpie. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin…

Lajme
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurakoc të komunës së Istogut.
Dyshohet se një grua ka bërë vetëvrasje, ku sipas informacioneve të para ka rënë nga kati i tretë i një shtëpie.
Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se rasti ka ndodhur orët e para të mëngjesit dhe se mjekët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje.
“Rreth ores 7:00 është njoftuar Policia se një person (femër), dyshohet se ka rënë nga kati i një shtëpie në fshatin Gurakoc të Istogut, policia ka dalë në vend te ngjarjes, dhe emergjenca e ka konstatuar vdekjen e viktimës, për rastin është njoftuar prokuror”, tha ai./Lajmi.net/