E rëndë në Vushtrri: Gjendet pa shenja jete, dyshohet se u përfshi nga flakët pasi ndezi mbeturinat

Një ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme është shënuar në fshatin Stroc të Vushtrrisë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete dhe me djegie të rënda në trup. Rasti është zbuluar pasditen e 25 marsit, rreth orës 17:00, kur ankuesi Sh. I ka hasur trupin e pajetë të viktimës, Bejtullah Isufi në një fushë.…

Lajme

26/03/2026 11:12

Një ngjarje e rëndë dhe e dhimbshme është shënuar në fshatin Stroc të Vushtrrisë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete dhe me djegie të rënda në trup.

Rasti është zbuluar pasditen e 25 marsit, rreth orës 17:00, kur ankuesi Sh. I ka hasur trupin e pajetë të viktimës, Bejtullah Isufi në një fushë.

Dyshohet se viktima kishte ndezur një grumbull mbeturinash, por për rrethana ende të paqarta është përfshirë nga flakët dhe nuk ka arritur të shpëtojë, raporton Sinjali.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, ku është konfirmuar vdekja.