I riu është gjetur pa shenja jete në ujë. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa po hetohet nëse 18-vjeçari është mbytur apo ka pësuar arrest kardiak gjatë qëndrimit në det, shkruan A2-shi.
Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Lezhës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.