E rëndë në Gjakovë: Një person vritet dhe një tjetër plagoset

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë për lajmi.net se sot rreth roës 05:30, në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë, dy persona janë qëlluar me armë zjarri. Ai ka thënë se si pasojë e plagëve të…

Lajme

16/03/2026 08:31

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë për lajmi.net se sot rreth roës 05:30, në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë, dy persona janë qëlluar me armë zjarri.

Ai ka thënë se si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Njësitë përkatëse policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Elezaj. /Lajmi.net/