E rëndë- Gjendet pa shenja jete një grua nga Gjermania në Liqenin e Jazhincës
Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së dielës në Liqenin e Jazhincës në Shtërpcë, ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje. Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Sinjali, rasti është zbuluar nga Klubi Alpinist “Gjilani”, i cili ka njoftuar policinë për trupin e një femre të pajetë në një zonë të…

Lajme
Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së dielës në Liqenin e Jazhincës në Shtërpcë, ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje.
Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Sinjali, rasti është zbuluar nga Klubi Alpinist “Gjilani”, i cili ka njoftuar policinë për trupin e një femre të pajetë në një zonë të thellë malore, rreth katër orë ecje në këmbë nga rruga kryesore.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë Hetuesit Rajonal, Forenzika, FSK-ja, dhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, të cilët pas një operacioni të ndërlikuar kanë arritur ta tërheqin trupin nga terreni i vështirë.
Burime nga ekipet e kërkim shpëtimit bëjnë të ditur se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa ajo ishte e veshur me pajisje alpiniste dhe e përgatitur për ecje në mal.
Viktima është identifikuar si Marina Neumüller, rreth 39-vjeçare në Asbasar, Gjermani.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.
Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.