E rëndë: E reja nga Kosova humb jetën në një aksident në Gjermani
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Gjermani, kur një vajzë e re nga fshati Damanek i Malishevës dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani. Mediat lokale të Malishevës kanë raportuar se si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë Rina Krasniqi. Deri më tani nuk janë bërë të…
Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Gjermani, kur një vajzë e re nga fshati Damanek i Malishevës dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në Gjermani.
Mediat lokale të Malishevës kanë raportuar se si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë Rina Krasniqi.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e aksidentit apo detaje të tjera lidhur me ngjarjen.
Në njoftimin në Facebook thuhet se për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit familja do të njoftojë më vonë.
“Njoftim mortor
Rina Safet Ferat Krasniqi humb jetën tragjikisht në Gjermani.
Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Krasniqi”, thuhet në faqen e fshatit Damanek.