E rëndë: Dy vëllezër kosovarë vdesin brenda tri ditësh nga koronavirusi

Vëllezërit nga Suhareka, Nurish dhe Hysen Bytyqi, kanë ndërruar jetë brenda tri ditësh si pasojë e infektimit me koronavirus.

Lajme

27/12/2020 12:01

Vëllezërit Hyseni njihen në Suharekë, pasi janë pronarë të të dy bizneseve në këtë qytet.

Njëri nga ta merrej me argjendari ndërsa tjetri merrej me hotelieri.

Njoftimi për vdekjen e tyre është dhënë në Facebook nga një i afërm i viktimave.

Instituti Kombëtar i shëndetësisë Publike ka njoftuar dje për shërimin e 478 personave nga koronavirusi dhe 270 raste të reja me COVID-19.

Po ashtu janë raportuar janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (77, 77, 71 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Kamenicë 1 rast (84 vjeç), Klinë 1 rast (86 vjeç), Novobërdë 1 rast (74 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 50.405 raste nga 178.390 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.305 raste të vdekjes.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39.134 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.966.