E rëndë: Burri rrah gruan në Prishtinë, ajo tenton më pas të vetëvritet

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur dje në Prishtinë. Policia ka bërë me dije se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën bashkëshorten e tij. Viktima e shqetësuar ka tentuar të bëjë vetëvrasje, duke përdorur preparate higjienike. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.…

Lajme

13/02/2024 08:41

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur dje në Prishtinë.

Policia ka bërë me dije se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën bashkëshorten e tij.

Viktima e shqetësuar ka tentuar të bëjë vetëvrasje, duke përdorur preparate higjienike.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/