E rëndë-Ashensori jashtë funksionit e hapësirë për karrocë s’ka, qytetarja s’kalon dot tek shkallët në Dardani

Personat me aftësi të kufizuara vazhdojnë të kenë probleme për të qarkulluar normalisht në Prishtinë. Mungesa e infrastrukturës së nevojshme për këta qytetarë është një nga sfidat me të cilat ata përballen çdo ditë, transmeton lajmi.net. Në një postim në Facebook nga “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, një qytetare shihet se ka mbetur ‘e bllokuar’…

Lajme

24/01/2025 14:34

Personat me aftësi të kufizuara vazhdojnë të kenë probleme për të qarkulluar normalisht në Prishtinë.

Mungesa e infrastrukturës së nevojshme për këta qytetarë është një nga sfidat me të cilat ata përballen çdo ditë, transmeton lajmi.net.

Në një postim në Facebook nga “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, një qytetare shihet se ka mbetur ‘e bllokuar’ pasi ashensori ishte jashtë funksionit, teksa nuk ka rrugë tjetër qarkullimi përveç shkallëve.