E rëndë: Aksident trafiku në Prishtinë, zyrtari policor raportohet se kishte vdekur paraprakisht

Një zyrtar policor ka ndërruar jetë sot. Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 06:30 në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku  ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe Emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës, zyrtar policor,…

Lajme

15/12/2025 09:21

Një zyrtar policor ka ndërruar jetë sot.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 06:30 në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku  ka qenë e përfshirë një veturë.

Njësitet policore dhe Emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës, zyrtar policor, që dyshohet të ketë ndodhur para aksidentit.

Me rastin është duke u marrë Njësisë Rajonale  Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim e sipër.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së kryeqytetit, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 06:30 në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku ka qenë e përfshirë një veturë. Njësitet policore dhe emergjenca kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku nga këta të fundit është konstatuar vdekja e viktimës (zyrtar policor), që dyshohet të ketë ndodhë para aksidentit.  Me rastin është duke u marrë Njësia Rajonale e Trafikut, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të sqaruar shkaqet e sakta të aksidentit.”

Trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion.

Siç raportohet zyrtari policor kishte pësuar atak kardiak parapakëshit./Lajmi.net/