E rëndë: 50-vjeçari mbytet në plazhin e Durrësit
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, ku një pushues 50-vjeçar është gjetur i vdekur në det. Ngjarja u regjistrua në plazhin e Sektorit Rinia, pak minuta më parë. Shkaqet e vdekjes ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, por dyshohet për atak kardiak ose mbytje në ujë. Njoftimi i Policisë: Durrës/Informacion paraprak Rreth…

Lajme
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, ku një pushues 50-vjeçar është gjetur i vdekur në det.
Ngjarja u regjistrua në plazhin e Sektorit Rinia, pak minuta më parë.
Shkaqet e vdekjes ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht, por dyshohet për atak kardiak ose mbytje në ujë.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, në zonën e Sektorit Rinia, është gjetur në det, trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.
Paraprakisht dyshohet se shtetasi është mbytur në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.