E rëndë, 19-vjeçari shqiptar humb jetën në Greqi, e zuri poshtë çatia e shtëpisë ku po punonte

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës në Santorini. Mediat greke bëjnë me dije se 19-vjeçari është zënë poshët nga çatia e shtëpisë ku ka qenë duke punuar. Pas ngjarjes së rëndë policia ka vënë në pranga pronarin e banesës dhe përgjegjësin e punës. Ndërkohë që policia në Thia po kryen…

Lajme

21/02/2025 19:37

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës në Santorini. Mediat greke bëjnë me dije se 19-vjeçari është zënë poshët nga çatia e shtëpisë ku ka qenë duke punuar.

Pas ngjarjes së rëndë policia ka vënë në pranga pronarin e banesës dhe përgjegjësin e punës. Ndërkohë që policia në Thia po kryen hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Bëhet me dije se ngjarja nuk ka aspak lidhje me lëkundjet sizmike me të cilat ishulli është përballur gjatë javëve të fundit.

Gjithashtu, zona specifike ku po kryheshin punimet nuk është në zonën e ndaluar, por pronari i huaj nuk kishte leje për punime ndërtimore.