E rëndë: 10-vjeçari nga Kosova mbytet në një pishinë në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit mesditën e sotme (12 gusht).

Lajme

12/08/2020 13:15

Një 10-vjeçar nga Kosova, është mbytur teksa po lahej në pishinë.

‘’Më datë 12.08.2020, rreth orës 12:40, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar E.T., 10 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në pishinë, e për pasojë ka ndërruar jetë’’, informon policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.