E refuzojnë kreatorët, Bebe Rexha ‘shpërthen’ me kritika

Bebe Rexha ka drejtuar kritika të rënda për stilistët të cilët po e refuzojnë t'i bëjnë veshje për ceremoninë "Grammy".

ShowBiz

22/01/2019 08:58

Bebe Rexha ka ‘shpërthyer’ me akuza në drejtim të kreatorëve, për shkak se nuk pranojnë t’i qepin veshje për shkak se trupi i saj nuk ka përmasa të një modeleje, shkruan lajmi.net.

Ajo ka reaguar përmes një videoje, të cilën e publikoi në rrjete sociale, ku flet me plot mllef për stilistët.

“Më falni, unë duhet ta nxirrja gjithë këtë mllef. Nëse nuk ju pëlqen stili apo muzika ime, është tjetër gjë. Por nuk mund të thoni që nuk vishni dot dikë se nuk ka masat e modeleve të pasarelave. Fuqizoni femrat që të duan trupin e tyre dhe të mos ndihen të pasigurta me veten. Megjithatë, unë do shkoj në Grammy. #Duajenitrupintuaj”, shprehet këngëtatrja.

Për ndryshe, Bebe Rexha është nominuar në dy kategori në “Grammy Awards”, “Best New Artist” dhe “Best Country Duo/Group Performance”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bs58lMqHtrk/