E raportuar si e zhdukur, 15 vjeçarja gjendet duke bashkëjetuar me një të rritur në Prizren
Vajza 15 vjeçare nga Prizreni e cila u raportua e zhdukur dy ditë më parë është gjetur. Sipas njoftimit të Policisë, bëhet e ditur se lidhur me këtë rast është arrestuar një person, nën dyshimin se ka bashkëjetuar me një vajzë të mitur. Njoftimi i plotë: Rr. Jonit, Prizren 04.11.2025 – 20:00. Është arrestuar i…
Lajme
Vajza 15 vjeçare nga Prizreni e cila u raportua e zhdukur dy ditë më parë është gjetur.
Sipas njoftimit të Policisë, bëhet e ditur se lidhur me këtë rast është arrestuar një person, nën dyshimin se ka bashkëjetuar me një vajzë të mitur.
Njoftimi i plotë:
Rr. Jonit, Prizren 04.11.2025 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se ka bashkëjetuar me viktimën e mitur të moshës 15 vjeçare e cila dy ditë më parë nga familja e saj është raportuar si person i zhdukur. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/