E quajti “anti-serb”, Kurti i përgjigjet Simiqit të Listës Serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq, i cili sot në seancë i tha të parit të qeverisë së është anti-serb.

Lajme

15/01/2022 15:11

Kryeministri Kurti tha se Qeveria e Kosovës nuk është anti-serbe. Ai përmendi faktin se në Qeveri është një ministër nga komuniteti në fjalë, e ai është Goran Rakiq, shkruan lajmi.net.

“Qeveria jonë nuk është anti-serbe. Ne kemi një ministër nga komuniteti serb, madje është i Listës Serbe dhe kryetar i saj e ministër i imi. Kemi edhe zv/ministra e këshilltarë. Luftimi i krimit dhe korrupsionit nuk njeh etni, dhe policët nuk zbatojnë urdhëra të Qeverisë por të prokurorisë. Ata veprojnë në përputhje dhe zbatim të ligjit”, tha ai.

Tutje, ai tha se në grupet e krimit rrallë herë gjendet vetëm një etni, por gjithëherë dy prej tyre.

“Në grupet e krimit dhe korrupsionit nuk e gjen vetëm një etni, por disa etni, e gjithmonë dy prej tyre. Është Serbia që është kundër Kosovës dhe përpjekeve tona për avancim. Por të ishte seancë e zakonshme, me siguri që do të diskutohej kjo temë. Nuk ka filluar ende sesioni pranveror, andaj është situatë e jashtëzakonshme”, tha Kurti duke iu përgjigjur Simiqit. /Lajmi.net/

Deputeti i Listës Serbe i drejtohet Kurtit: Jeni kundër popullit serb