E quajtën arrogant, Peci thotë se është i thjeshtë: Eci për toke dhe nuk i frikësohem askujt

Kandidati për kryetar të Mitrovicës së Jugut nga Lëvizja Vetëvendosje, Faton Peci, ka theksuar se nuk është arrogant, siç e kanë cilësuar të tjerët. Ai ka deklaruar se nuk e konsideron veten vetëm trim, por se nuk i frikësohet askujt. “Unë jam i njëjti siç kam qenë gjithmonë. Më së miri më njeh Mitrovica, por…

Lajme

09/10/2025 19:54

Kandidati për kryetar të Mitrovicës së Jugut nga Lëvizja Vetëvendosje, Faton Peci, ka theksuar se nuk është arrogant, siç e kanë cilësuar të tjerët.

Ai ka deklaruar se nuk e konsideron veten vetëm trim, por se nuk i frikësohet askujt.

“Unë jam i njëjti siç kam qenë gjithmonë. Më së miri më njeh Mitrovica, por edhe Kosova, për gjithçka që kam bërë. Nuk më takojnë epitetet si mendjemadh, arrogant apo i rrezikshëm,” është shprehur Peci.

“Jam njeri i thjeshtë, si të gjithë qytetarët e Kosovës. Jetoj me një standard jetese si një familje me të hyra mesatare në nivel vendi. Me fjalë të tjera, unë ec për tokë.”

“As nuk jam i rrezikshëm, as i vështirë. Parimet i mbaj, kam rezistencë ndaj të keqes deri në maksimum. Nuk mendoj se jam trim, por për t’iu frikësuar dikujt – nuk i frikësohem askujt,” ka thënë Peci për Klanin.

Peci ka deklaruar se përkrahja e VV-së dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është e jashtëzakonshme për garën e tij në Mitrovicë e Jugut.