“E pyeta, Muhamed kush – ka deshtë me folë…”: Flet dëshmitari i cili e gjeti policin Lika në shkallët e banesës

Sabedin Laqi, ishte personi i parë që e gjeti në shkallë pas të shtënave policin Muhamed Lika. Ai ka treguar se në çfarë gjendje e gjeti policin. “Nuk ka pas gjakderdhje.(përpara). Gjakderdhja kish pas qitë mbrapa. Në këtë pozitë, dmth. Reja ia ka majt krytë, unë ja kam qelë gojën, me pa gjuha mos ju…

Lajme

01/05/2025 19:16

Sabedin Laqi, ishte personi i parë që e gjeti në shkallë pas të shtënave policin Muhamed Lika.

Ai ka treguar se në çfarë gjendje e gjeti policin.

“Nuk ka pas gjakderdhje.(përpara). Gjakderdhja kish pas qitë mbrapa. Në këtë pozitë, dmth. Reja ia ka majt krytë, unë ja kam qelë gojën, me pa gjuha mos ju ka dredhu. Ja kam çelë gojën, ja kam kqyr gjuhën, nuk e ka pas të dredhume”.

“Ia kam hjekë kravatën, ia kam çelë këmishën, pullat, atëherë e kam pa një vrimë, e pashë që plumb është (në gjoks). Atëherë e kam pyet ‘Muhamed, kush?’ Ka deshtë me folë, i plasi gjaku prej gojës, iu kishin pas mbushë mushkëritë me gjak, i plasi gjaku. Në momentin kur unë kam ardhë këtu, Muhamedi ka pas vetëdije, se e pashë si një qehre i erdh si ma mirë kur më ka pa mu, po tham, e ka ditë që s’ka rrezik më, kur kam mbrri unë, sytë i ka pas çelë edhe i majke kah unë, në drejtim temin. Tani kan ardhë në ndihmë edhe kojshia”.

“Ka ardhë edhe një motër medicinale më nalt, emrin s’ia di, aa kam harru, më ka ndihmu e kam zbritë poshtë. Në atë pjesën e pushimores. Ka tentu edhe ajo me i dhënë ndihmë, por në atë tëveten s’ka pas mundësi. Policia ka ardhë në vendin e ngjarjes. Nuk jan vonuar, kanë ardhë menjëherë,…tani ka ardhë edhe ndihma e parë, mos të them që është vonuar edhe ajo, se mu m’u dok’ke çdo sen vonesë, a po kupton. Ja vendosën atë në gisht, unë e kam pas gishtin në qafë të tij nëmomentin kur ka bo ‘qpff’ prej gojës damari ju ka nalë, e kam pas krytë e tij në kamën time. E pashe që vdiq. Nuk po them që jam mjek e që e konstatova, tani e kemi hypë në atë të mjekut,mandej ka ardhë forenzika”, përfundon rrëfimin për krejt çka pa dhe reagoi kolegu i Likës, Sabedin Laqi, ekskluzivisht për emisionin MAT .

Këto që tha për Klan Kosovën, ai tha ta ketë deklaruar edhe në Policinë e Kosovës, katër ditë pas vrasjes së Likës.

Kur përshkruan natën kritike, Sabedini nuk kujton të ketë parë ose dëgjuar ndokë tek ikte.

“Këtë deklaratë që jam tu e dhanë këtu e kamë thënë edhe te hetuesit, por nëse i pytni, kur jam ra unë te poshtë, unë kam vikatë ‘ooo çka u bë’, do të thotë nuk kam mujtë unë me pa dikë. Se ata veç e kanë ditë që unë jam tu ra, dikush është tu ra teposhtë, jo unë, po dikush, s’kam ni zhurmë diçka, se nashta edhe vet kam bë, por skam dëgju”, tregoi ai.