E pyesin se a do ta prezantojë sezonin e ri të “Për’puthen”, kjo ishte përgjigjja e moderatores së njohur

Sezoni i ri i “Për’puthen”, do të nisë shumë shpejt. Pas dy sezoneve, Bora Zemani nuk do të jetë më moderatore e programit, shkruan lajmi.net. Tashmë, publiku ka nisur të interesohet për emrin e moderatores së re. Fjoralba Ponari është një ndër prezantueset më të dashura për publikun. Ajo shpeshherë është aktive në rrjete sociale,…

ShowBiz

17/08/2022 15:09

Sezoni i ri i “Për’puthen”, do të nisë shumë shpejt.

Pas dy sezoneve, Bora Zemani nuk do të jetë më moderatore e programit, shkruan lajmi.net.

Tashmë, publiku ka nisur të interesohet për emrin e moderatores së re.

Fjoralba Ponari është një ndër prezantueset më të dashura për publikun.

Ajo shpeshherë është aktive në rrjete sociale, ku publikon foto të ndryshme.

Së fundi, ajo është përgjigjur në pyetjet e ndjekësve të saj në ‘Instagram’, në mesin e tyre ishte edhe prezantimi i “Për’puthen”.

“A do jesh ti nën drejtimin e Për’Puthen këtë sezon?”, ishte pyetja e një ndjekësi.

“Jo” ishte përgjigja e shkurtër e Fjoralbës./Lajmi.net/