E puthën mysafirët, foshnja merr herpes dhe mbetet e paaftë që të hajë e të pijë

Kujdes: Fotografitë mund të jenë shqetësuese për disa nga lexuesit tanë!

Lifestyle

08/08/2019 14:15

Një nënë ka paralajmëruar prindërit të mendojnë dy herë para se t’i lënë të afërmit të puthin foshnjat e tyre, pasi vajza e saj kontraktoi herpes nga një anëtar i familjes.

Katie Taylor, 34 vjeç, nga Sunderlandi i Britanisë së Madhe, vërejti se plagë të lehta po zhvilloheshin rreth gojës së vajzës së saj 10 muajshe, Lily, transmeton lajmi.net.

Foshnjat mund të vdesin nëse kontraktojnë llojet e virusit herpes, të cilat shkaktojnë plagë të lehta ndërsa janë në moshë të hershme.

Lily, e cila bëri një shërim të plotë dhe u kthye në normalitet në qershor, kishte aq shumë dhimbje, sa që përjetoi vështirësi edhe të hante e të pinte.

Taylor, e cila ka dy fëmijë të tjerë të moshës tetë dhe 14 vjeç, tha se nuk e di se si foshnja e saj kapi infeksionin, por beson se ajo erdhi nga një i afërm që puthi fytyrën e saj.

Ajo tha se u deshën katër javë që plagët të largoheshin plotësisht dhe tani dëshiron të rrisë vetëdijen në lidhje me rreziqet për prindërit e tjerë.

Për ta arritur një gjë të tillë, ajo ka publikuar edhe disa fotografi përgjatë kohës kur Lily kontraktoi herpesin. /Lajmi.net/