E premtja ditë feste, Avni Dehari i fton në konsultim përfaqësuesit e partive politike për seancën e radhës

Sot në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e 26-të me radhë për konstituimin e Kuvendit. Nëse edhe kjo seancë nuk sjell rezultat, siç e parasheh Kushtetuta e Kosovës, seanca e radhës duhet të mbahet pas 48 orësh. Sipas kësaj, seanca do të duhej të mbahej të premten me 6 qershor me ç’rast është edhe…

Lajme

04/06/2025 11:24

Sot në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca e 26-të me radhë për konstituimin e Kuvendit.

Nëse edhe kjo seancë nuk sjell rezultat, siç e parasheh Kushtetuta e Kosovës, seanca e radhës duhet të mbahet pas 48 orësh.

Sipas kësaj, seanca do të duhej të mbahej të premten me 6 qershor me ç’rast është edhe dita e Kurban Bajramit.

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, deputeti më i vjetër qe vjen nga LVV, Avni Dehari i ka ftuar përfaqësuesit e partive politike për konsultim në lidhje me këtë.

Ai ende nuk ka treguar nëse seanca do të mbahet të premten apo do të shtyhet për një ditë tjetër për shkak të festës.

Kujtojmë që deputetët e Kuvendit të Kosovës në vazhdimësi po i mbajnë seancat çdo 48 orë edhe në ditë të fundjavës apo në festa zyrtare. /Lajmi.net/