E pranon Muller: Isha gati të largohem nga Bayern Munich

Thomas Muller lehtë mund të kishte ndarë rrugët me Bayern Munich.

Sport

09/04/2020 19:15

Ylli gjerman, Muller, i cili gjatë kësaj jave nënshkroi kontratë të re me Bayern Munich, ka zbuluar disa detaje interesante nga e kaluara.

Muller kaloi nëpër një krizë te Bayern, gjatë kohës kur skuadrën e udhëhiqte trajneri kroat, Niko Kovac.

Gjermani ka thënë se nuk do të kishte nënshkruar rinovimin siç bëri gjatë kësaj jave, nëse në skuadër do të ishte Kovac.

“Gjatë vjeshtës isha jashtë 11-ës startuese për gjashtë ndeshje radhazi. Ishte e vështirë. Sigurisht, më bëri të mendohem”, ka thënë Muller, transmeton lajmi.net.

“Emocionalisht ishte e vështirë. Nuk mendoja se do të vazhdoja kontratën në pranverë. Me ndryshimin e trajnerit dhe stilit të lojës, çdo gjë ndryshoi për mirë”, ka thënë tutje gjermani.

Muller tashmë ka rinovuar kontratën, e cila në ‘Allianz Arena’ do ta mbajë lojtarin deri në qershor të vitit 2023. /Lajmi.net/