E pranon Hiddink: Kjo është e ardhmja e Hazard
Eden Hazard do të largohet nga Chelsea gjatë verës.

Sport
Menaxheri aktual i Chelseas, Guus Hiddink, e ka pranuar se Eden Hazard mund të largohet nga klubi londinez gjatë verës.
Belgu është lidhur me një kalim te Real Madridi tash e sa kohë.
“Nuk varet nga unë apo klubi. Këshilla ime për Eden është se ai mund të bëhet një lojtar i madh për Chelsean, por ai mund të largohet gjatë verës”, ka njoftuar Hiddink, përcjell Lajmi.net.