E plagosë vetën me armë, e vëren pas dy ditësh

Autoritetet e sigurisë në Florida kanë bërë të ditur se një njeri kishte goditur vetën me armë dhe e kishte vërejtur vetëm pas dy ditësh kur e kishte ndërruar këmishën e tij.

Bota

11/05/2016 00:40

Michael Blevins ishte paraqitur në spital për të kontrolluar vetën e tij për një plagë nga plumbi, raporton policia në Florida, përcjell lajmi.net

Ai u kishte thënë autoriteteve se ishte duke e pastruar revolen e tij të kalibrit .22 dhe e kishte mbajtur armën afër gjoksit për ta ruajtur nga qeni i tij.

Njeriu kishte ndjerë një dhimbje në krahun të cilin edhe më parë e kishte të lënduar, gjë që e ka habitur dhe pastaj plumbi kishte goditur gotën e tij të kafesë dhe këtu kishte mbaruar gjithçka.

Blevins pas dy ditësh e kishte vërejtur se plumbi e kishte goditur atë pasi kishte ndërruar këmishën.

Hetuesit kanë shkuar në shtëpinë e tij dhe rrëfimin e kanë vlerësuar si ti saktë, ndërsa rastin e kanë cilësuar aksident dhe rast të mbyllur./lajmi.net