E pëson keq kosovari: I digjen një shumë e madhe e parave, kërkon ndihmë për zgjidhje të problemit

Një kosovar, e ka pësuar keq pasi i janë djegur një shumë e madhe e të hollave.

Lajme

04/12/2021 13:20

Lajmin e ka bërë vet të ditur ai në grupin e Facebook ‘Network Prishtina’.

Personi në fjalë ka publikuar videon e parave të djegura dhe ka kërkuar zgjidhje nga anëtarët e këtij grupi.

“A keni naj ide qysh mundem me ba naj zgjidhje per kto pare tdemtume ikom pyt do menagjera tbankav ama smkan jep najfar pergjigjje per me ban zgjidhje a keni naj ide ku muj mu drejtu”, ka shkruar ai.

Në video shihet se aty ka të holla në vlerë prej 100, 50, 20 eurosh që i janë djegur.