E papritura i ndodh Eli Malajt në Pejë e Gjakovë
Këngëtarja e njohur Eli Malaj ka reaguar publikisht në rrjetet sociale pas anulimit të papritur të dy mbrëmjeve muzikore në Pejë dhe Gjakovë), vetëm pak orë para se të mbahej performanca. Në një postim të ndarë në Instagram, ajo shkruan me ironi dhe zhgënjim: “Anulim loje shoqe e shokë në moment të fundit… Arsyen?! Pyesni…

ShowBiz
Këngëtarja e njohur Eli Malaj ka reaguar publikisht në rrjetet sociale pas anulimit të papritur të dy mbrëmjeve muzikore në Pejë dhe Gjakovë), vetëm pak orë para se të mbahej performanca.
Në një postim të ndarë në Instagram, ajo shkruan me ironi dhe zhgënjim:
“Anulim loje shoqe e shokë në moment të fundit… Arsyen?! Pyesni vetë përgjegjësit e mbrëmjes! Ne e kemi ba tonën e jemi në Pejë e po në Gjakovë… ju duam e shihemi në mbrëmje të tjera në gjithë Shqiptarinë pa dallim!”
Eli thekson se vetë artistët nuk janë njoftuar për arsyet e anulimit, duke ia lënë përgjegjësinë organizatorëve, të cilët ende nuk kanë dhënë ndonjë sqarim publik.
Kjo situatë ka ngjallur reagime të shumta nga fansat në komente, ku shprehin mbështetje për këngëtaren dhe zemërim ndaj organizimit.