E papritur shtatë banorë nominohen qysh në javën e parë, Sara zëvendëson Drilonin me Vullnetin
Prime-i i djeshëm i Big Brother Vip Kosova 3, nisi me debate të ashpëra mes Gresës e Rrezart Veleshnja. Situata mes tyre u tensionua kur Rrezart Veleshnja kishte përmendur këngëtaren Fifi, duke e krahasuar me Gresën teksa ishte vënë epiteti “Fifiushe”. Mirëpo derisa u mendua se “gjakrat” u qetësuan përsëri një skenë ndezi debat. Rezi…
ShowBiz
Prime-i i djeshëm i Big Brother Vip Kosova 3, nisi me debate të ashpëra mes Gresës e Rrezart Veleshnja.
Situata mes tyre u tensionua kur Rrezart Veleshnja kishte përmendur këngëtaren Fifi, duke e krahasuar me Gresën teksa ishte vënë epiteti “Fifiushe”.
Mirëpo derisa u mendua se “gjakrat” u qetësuan përsëri një skenë ndezi debat.
Rezi të dielën bëri një imitim të banorit Burim Vatovci teksa kjo nxiti një reagim nga jashtë tek publiku, ku reagoi edhe vëllau i Burimit, Egzon Vatovci, shkruan Lajmi.net.
Burimi u shpreh se nuk është ndier i bullizuar pasi sipas tij Veleshnja është një aktor dhe mund t’i imitojë të gjithë.
Kjo situatë ndezi sërish debat këtë herë në studio mes dy opinionistëve Milaim Zeka e Olta Gixhari të cilët patën përplasje mendimesh.
E ajo se çfarë nuk jemi mësuar të shohim qysh në javën e parë e ndryshoi tërë rrjedhën e prime-t.
Qysh në javën e parë kanë filluar nominimet, ku shtatë banorë janë dërguar direkt në nominim.
Por kapitenja e kësaj jave Sara Kolami kishte një avantazh, avantazh të cilin nëse do të ishte e nominuar do të mund të shpëtonte vetën dhe ta zëvendësonte me dikë tjetër.
Teksa Sara nuk u nominua ajo u detyrua të zëvendësoj dikë tjetër që nuk ishte në nominim dhe të tërhiqte nga nominimi atë që ishte.
Vendimi i saj ka ndryshuar rrjedhën e nominimit ku ajo ka tërhequr nga nominimi Drilonin dhe e ka zëvendësuar me Vullnetin.
Të nominuarit e kësaj jave janë: Gresa, Rrezarti, Vullneti, Mevlani, Besforti, Aria dhe Xheneta.
Ndërkaq publiku do të mund të votojë duke ju përgjigjur pyetjes se “Kë doni të shpëtoni”. /Lajmi.net/
View this post on Instagram