E papritur: Ramos largohet nga Real Madrid

Zhvillime të papritura te Real Madrid.

Sport

24/05/2019 14:27

Sipas ‘El Chiringuito’, dhe më vonë e konfirmuar edhe nga ‘Marca’, Sergio Ramos po konsideron largimin nga Real Madrid pas 14 vitesh.

33 vjeçari ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2021, por situata e tij në Bernabeu nuk është e mirë, duke ia faturuar dështimet e ekipit në sezonin 2018/2019.

Tutje këto media cekin se ende nuk është arritur paqe mes Florentino Perezit dhe Sergio Ramos, pas diskutimit të fortë që kanë pasur këtë sezon.

Andaj kapiteni, po mendon largimin nga ‘Los Blancos’, për të nisur një sfidë të re për sezonin e ri.

Manchester United dhe PSG kanë shprehur interesim për Ramos./Lajmi.net/