E papritur: Calhanoglu mund të largohet në klubin rival të Milanit

Hakan Calhanoglu thuhet se është afër arritjes së një marrëveshje me Juventusin, megjithëse Milani mund të ngrejë ofertën e tyre nëse siguron një vend në Ligën e Kampionëve.

Sport

14/05/2021 14:54

Kontrata e reprezentuesit së Turqisë skadon në qershor dhe megjithëse Milani ka qenë në bisedime për të zgjatur qëndrimin e tij në klub, të dy palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje, transmeton lajmi.net.

Sipas Calciomercato.com, Juventusi i ka ofruar Calhanoglu një marrëveshje prej 5 milionë euro në vit, një shumë që Rossonerët nuk e kanë vënë ende në tryezë.

Të dy palët thuhet se janë afër arritjes së një marrëveshje, por Milani mendon se nuk janë ende jashtë garës.

Rossonerët i kanë ofruar 27-vjeçarit një pagë prej 4 milionë eurove në vit dhe mund të ngrenë propozimin e tyre nëse ata kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Milan përballet me Cagliari në shtëpi të dielën dhe një fitore do t’i lejojë ata të sigurojnë një vend në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 2013./Lajmi.net/