E pabesueshme: Sarri e zëvendëson Ronaldon, ky i fundit shkon drejt e në zhveshtore

Është duke u zhvilluar minuta e 60' e ndeshjes mes Juventus dhe Milan.

Sport

10/11/2019 22:05

Rezultati është i barabartë pa gola, ndërsa paraqitje jo të mirë në 45 minutëshit e parë pati Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez duket se nuk ishte në mbrëmjen e tij dhe trajneri Maurizio Sarri vendosi ta zëvendësonte në minutën e 55′, ku Paulo Dybala u fut në vendin e tij, shkruan lajmi.net.

Kjo është hera e dytë që 34-vjeçari zëvendësohet këtë edicion pa pasur ndonjë lëndim – e që i ka ndodhur shumë rrallë viteve të fundit.

Reagimi i tij nuk ishte i mirë, pasi ai vrapoi drejt e në zhveshtoret e stadiumit andaj tani raportet mes tij dhe trajnerit mund të ndryshojnë. /Lajmi.net/