E pabesueshme sa ngjan me 2Pac aktori që do të luajë në filmin për jetën e reperit (FOTO)

Produksioni që po bën filmin mbi jetën e reperit 2Pac kanë gjetur aktorin e përkryer për të luajtur rolin e tij.

ShowBiz

19/12/2015 15:43

Një film mbi jetën e reperit 2Pac ka filluar të realizohet dhe është zbuluar se kush do të luajë rolin e tij.

Demetrius Shipp, Jr është një djalë i thjeshtë, i cili ngjason aq shumë me reperin e ndjerë, sa që i është ofruar roli menjëherë.

Ai më pas ka filluar të marrë mësime intenzive për aktrim, para se të fillonte me xhirimet javën e kaluar, transmeton lajmi.net.

Filmi do të përfshijë gjithë jetën e 2Pac, që nga fillimi e deri tek vrasja e tij në vitin 1996./lajmi.net

1218-sub-tupac-shoot-02