E pabesueshme sa ngjan ky djalë në aktorin Leonardo DiCaprio! (FOTO)

Një Leonardo DiCaprio i kohës së 'Titanic' jeton në Suedi!

ShowBiz

30/10/2015 11:38

Leonardo DiCaprio ka një sozi. Ai është Konrad Annerud, një 21 – vjeçar nga Suedia.

Ngjashmëria mes të riut dhe aktorit holliwudian, kur ishte në të njëjtën moshë, është tepër e madhe, aq sa shpesh njerëzit e ngatërrojnë atë me yllin e “Titanic”.

Siç raporton britanikja Metro, duke folur për mediat në vend, 21 – vjeçari tha se ngjashmëria me DiCaprion është sa “bekim” aq edhe “mallkim”, pasi shumë shpesh njerëzit e thërrasin “Leo”, në vend të emrin të tij të vërtetë. Nga ana tjetër Konrad pranon se është kënaqësi që t’i ngjash një mashkulli të pashëm si DiCaprio.

21 – vjeçari rrëfen se ndodh shumë shpesh që ta ndalojnë në rrugë për të bërë një foto me të.

“Kur isha në Itali këtë verë isha gati të prisja flokët pasi u krijua një situatë tepër kaotike. Njerëzit nisën të më thërrisnin “Leo” dhe donin të bënin foto me mua gjatë gjithë kohës. Ishte një ndër gjërat më të çmendura që kam provuar ndonjëherë më parë”, tha Konrad për portalin suedez Nyheter24.

Ngjashmëria e të riut me yllin hollivudian nuk ka kaluar pa u vënë re nga vetë DiCaprio, i cili e ka ndjekur atë në Instagram./Klan

Konrad-dicaprio

https://instagram.com/p/4uP2m7wBKO/

https://instagram.com/p/2wPeb4QBNB/

https://instagram.com/p/7wQcLbwBHG/

https://instagram.com/p/9YV5xnwBCK/

https://instagram.com/p/tiYbK1QBF4/?taken-by=konradannerud