E pabesueshme, “MSN” në shitje
Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar rrezikojnë të largohen nga Barcelona.

Sport
Barcelona ka vështirësi të arrijë marrëveshje për vazhdimin e kontratave me treshen sulmuese, Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar.
Andaj, kjo ka vënë në rrezik vazhdimin e qëndrimit të tyre në klub, ka bërë të ditur tabloidi britanik “The Sun”, përcjell “Lajmi.net”.
Raporti sugjeron se pagat e të ashtuquajturve “MSN” përbëjnë 73 për qind të hyrave në klub, dhe shitja e ndonjërit prej tyre do të ndihmonte gjendjen financiare të klubit nga Camp Nou.
Messi, Suarez dhe Neymar janë tre futbollistët kryesorë të Barcelonës.
Ata kanë shkëlqyer në bashkëpunim mes vete, deri më tani gjatë këtij sezoni dhe ishin arsyeja kryesore e triumfit të ekipit në La Ligë, Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve, në edicionin e shkuar.