E pabesueshme: Është një shtet që nuk ka shqiptarë

Besfort Axhanela ka ideuar një projekt përmes të cilit synon të identifikojë të gjithë shqiptarët në botë, duke i mbledhur në një bazë të dhënash që quhet “Një Komb”.

Lajme

15/10/2015 22:07

Projekti është një faqe interneti që “njekomb.com” dhe ku për tre muaj janë regjistruar mbi 430 mijë shqiptarë. Axhanela ka treguar për Top Channel idenë e tij dhe synimin e projektit.

“Ideja për ta filluar këtë projekt ka ardhur si rezultat i faktit që jam i sigurt se mbi 95 për qind e shqiptarëve e kanë pasur në mendje që sa herë kanë shkuar diku jashtë kanë pyetur veten së paku njëherë: sa shqiptarë janë këtu? Domethënë, krejt kjo ka ardhur si nismë e fillimit të këtij projekti. Projekti ynë njëkomb.com është projekt që synon të identifikojë të gjithë shqiptarët nëpër botë dhe ku ndodhen ata”, tregon ai.

Për pak muaj punë, projekti i Besfort Axhanelës ka identifikuar shqiptarët në shumicën e vendeve të botës.

“Përveç Kosovës dhe Shqipërisë që janë identifikuar, në Turqi ka shumë, janë rreth 100 mijë shqiptarët e identifikuar. Nuk i di numrat e saktë por në bazë të disa të dhënave, më pas vjen Zvicra, Gjermania, SHBA-të, Italia, Greqia.

Shteti i vetëm që nuk ka asnjë shqiptar të identifikuar është Mianmari në Azi”, thotë Axhanela.