E pabesueshme çfarë ka ndodhur në ndeshjen Besiktas – Leipzig (VIDEO)

Timo Werner nuk mund ta duronte zhurmën nga tribunat e stadiumit të Besiktasit.

Sport

27/09/2017 11:54

Sulmuesi i Leipzigut, Timo Werner ka kërkuar të zëvendësohet pas vetëm 30 minutash lojë në duelin ndaj Besiktasit në Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi gjerman nuk pësoi lëndim por nuk mund ta duronte zhurmën nga tribunat e stadiumit të Besiktasit, përcjell “lajmi.net”.

Në një xhirim të publikuar shihet Werner duke i mbuluar veshët nga zhurma e madhe e krijuar nga tifozët vendas. /Lajmi.net/

YouTube player