E pabesueshme: Bologna shënon dy gola për tre minuta për të barazuar rezultatin ndaj Milanit

Milan dhe Bologna janë duke zhvilluar një ndeshje tejet interesante.

Sport

23/10/2021 22:03

“Kuqezinjtë” kishin avantazhin prej dy golave pas pjesës së parë, gjersa ishin edhe me një futbollist më shumë që nga minuta e 20-të e ndeshjes.

Golat për Milanin u shënuan nga Leao (16′) dhe Calabria (35′).

Në pjesën e dytë, Bologna po bën befasinë pasi kanë barazuar rezultatin pavarësisht faktit se janë me një futbollist më pak, me dy gola të realizuar në tri minuta.

Fillimisht rezultati u ngushtua nga një autogol i Ibrahimovic në minutën e 49-të, gjersa tri minuta më vonë, sulmuesi Musa Barrow realizoi golin e barazimit në minutën e 52-të.

Mbetet të shihet se si do të reagojnë “rosonerët” pas këtij “shoku” nga vendasit.

Për të parë golin e dytë të Bolognas, klikoni këtu: VIDEO