E pa besueshme por e vërtetë, Ancelotti shënon fitoren e parë në Kupën e Botës

Ka një karrier shumë të suksesesshme, por Carlo Ancelotti ka shënuar fitoren e parë në Kupën e Botës. Fitorja e Brazilit 3-0 ndaj Haitit ishte e veçantë për teknikun italian. 67-vjeçari arriti fitoren e parë, jo për faktin se nuk ka mundur të fitonte ndeshje në Kupën e Botës më parë, por pasi ai po…

Sport

20/06/2026 10:58

Ka një karrier shumë të suksesesshme, por Carlo Ancelotti ka shënuar fitoren e parë në Kupën e Botës.

Fitorja e Brazilit 3-0 ndaj Haitit ishte e veçantë për teknikun italian.

67-vjeçari arriti fitoren e parë, jo për faktin se nuk ka mundur të fitonte ndeshje në Kupën e Botës më parë, por pasi ai po e drejton një kombëtare për herë të parë në karrieren e tij si trajner.

Ancelotti mori drejtimin e ”Seleçaos” muaj më parë, derisa debutoi në Kupën e Botës në ndeshjen ndaj Marokos, ku Brazili barazoi me rezultat 1-1, derisa ndaj Haitit shënoi fitore me rezultat 3-0./