E njoftoi gruan se do të bëjë vetëvrasje, Policia e Kosovës jep detaje për viktimën në Prishtinë
Një vetëvrasje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Radashefc të Prishtinës.
Lajme
Ankuesja femër ka raportuar se bashkëshorti i saj përmes telefonit i ka thënë se do ta vras veten.
Me të marrë informatën, policia bashkë me ankuesen kanë shkuar në fshatin e lartcekur ku kanë gjetur viktimën të vdekur dhe afër tij një armë dhe një gëzhojë.
“Policia së bashku me ankuesen kanë shkuar në fshatin e lartcekur ku kanë gjetur viktimën të vdekur dhe afër tij një armë dhe një gëzhojë, dyshohet se ka bërë vetëvrasje.”.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Lajmi.net/