E ndaluan për kundërvajtje, Policia në Klinë ia gjen shoferit një pistoletë
Një person është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt pasi gjatë kontrollit i janë gjetur një pistoletë, një karikator dhe gjashtë fishekë. “Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Klinё, sot me datё 05.08.2025 rreth orёs 02:15, deri sa patrulla Policore ishte nё njё pikё kontrolli, nё sheshin “ Ndue…

Lajme
Një person është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt pasi gjatë kontrollit i janë gjetur një pistoletë, një karikator dhe gjashtë fishekë.
“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Klinё, sot me datё 05.08.2025 rreth orёs 02:15, deri sa patrulla Policore ishte nё njё pikё kontrolli, nё sheshin “ Ndue Pёrlleshi” nё Klinё, ka ndaluar veturën pёr kundёrvajtje, gjatё kontrollit rutinë tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar: • njё (1) Armё Pistoletё Zoraki 917-T • njё karikator i sё njejtёs armё • gjashtё (06) fishekё kal:9 mm”
“I dyshuari, ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё Shtetit lirohen nё procedurё tё rregullt.”